Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Kosova U21 pëson humbje në miqësore ndaj Katarit U21

Kosova U21 pëson humbje në miqësore ndaj Katarit U21


26 March, 2021 @18:21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të këtij viti.

Shpresat dardane u mposhtën përballë Katarit U21 me rezultat 2-0, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Doha të Katarit.

Për përzgjedhësin gjerman Michael Nees, kjo ishte ndeshja e parë në krye të përfaqësueses së Kosovës U21.

Përzgjedhësi Nees në këtë ndeshje doli me këtë formacion: David Nreca-Bisinger; Albion Pllana, Florian Hoxha, Leard Sadriu (C), Edvin Kurtulus; Altin Kryeziu, Qëndrim Zyba, Altin Zeqiri, Dion Berisha; Arian Kastrati, Rilind Nivokazi.

Ekipi ynë do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Katarin pas 3 ditësh, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për kualifikimet e Europianit për U21 që do të fillojnë në qershor.


 
Të gjitha lajmet nga