SUPERLIGA TURKE
Rashani përsëri me trajner të ri
30 March, 2021 @9:58
Skuadra e futbollistit kosovar, Elbasan Rashanit, Erzurumspor, brenda javës ka zyrtarizuar trajnerin e dytë të ri të skuadrës.
Ismail Kartal para një jave kishte nënshkruar me Erzurumsporin, derisa pa luajtur asnjë ndeshje u largua nga skuadra.
Sot në krye të skuadrës u emërua trajneri Yilmaz Vural, i cili është i njohur për ta shpëtuar skuadrat nga zona e rrezikshme.
Erzurumspori gjendet në pozitën e 19 me 27 pikë në Superligën turke.
Elbasan Rashani në 5 ndeshjet e luajtura për Erzurumsporin nuk ka shënuar ende, derisa u ndëshkua një herë me karton të verdhë.