Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMANDO BROJA

Rikthimi i Brojës te Chelsea, flet Thomas Tuchel

Rikthimi i Brojës te Chelsea, flet Thomas Tuchel


18 May, 2022 @15:20

Pas sezonit fantastik që e kaloi si i huazuar te Southamptoni, janë shtuar zërat për një rikthim të Armando Brojës te Chelsea, te skuadra e cila e ka në pronësi lojtarin.

Sulmuesi shqiptar këtë sezon të Premier League ka shënuar 6 gola me Southamptonin dhe paraqitjet e tij në përgjithësi kanë qenë tejet të mira, e duke parë problemet e vazhdueshme te Chelsea në sulm, gjasat që Broja të jetë pjesë e ekipit të Chelseat sezonin tjetër janë reale.

Në lidhje me këtë ka folur Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat.

“Po, Armando Broja dhe Conor Gallagher do të jenë pjesë e turneut parasezonal të Chelseat dhe më pas do të vendosim për ta. Varësisht prej paraqitjeve të tyre në parasezon, do të vendosim për ta. Është në dorën e tyre.” - u shpreh trajneri gjerman në prag të përfundimit të sezonit të Premier Leagues.

Sipas transfermarkt, vlera e sulmuesit shqiptar në treg momentalisht është 18 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria