Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANI TE PRISHTINA

Rikthimi i madh!

Dardani. derisa ishte pjesë e KB Prishtinës më parë/ Foto nga arkivi/ TOPSPORTI/ E. D.

Rikthimi i madh!


13 August, 2022 @11:13

Pa shumë fjalë në postime, por me shumë video - KB Prishtina zyrtarizoi rikthimin e Dardan Berishës në ekip, pas periudhës tri-vjeçare të kaluar në KB Peja.

Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, do të jetë përsëri pjesë e Prishtinës, që këtë stinor me trajnerin turk Ekrem Memnun mëton rikthimin e trofeve në kryeqytet, ndërsa do të marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup.

Dardan Berisha @ Prishtina

Bardhekaltërit deri tash kanë kryer punë me lojtarë vendorë, duke ruajtur bazën e stinorit të kaluar, ndërsa kanë shtuar edhe disa të tjerë si Valmir Kakruki dhe Rezart Memedi.

Ende asnjë lojtar i huaj nuk është zyrtarizuar te Plisat. Por, kjo pritet të ndodh në ditët në vijim, derisa Prishtina do të ketë punë në kualifikime për fazën grupore të FIBA Europe Cup.

“Ai është kthyer,” e shkruar në anglisht, ka qenë mjaftueshëm nga prishtinasit për të zyrtarizuar rikthimin e “Dalit” ndërsa videot me komentime të tresheve të tij dhe të Dardanit me mikrofon në dorë para publikut kanë folur mjaft.

Dardani sot është 33-vjeçar, ndërsa në nëntor do t’i mbush të 34-tat, mirëpo përvoja e tij dhe energjia, pritet të jetë shtytje e madhe për të gjithë të rinjtë vendorë që i ka në dispozicion Prishtina.

Lideri i reprezentacionit të Kosovës, përgjatë viteve të fundit të kaluara në Pejë fitoi Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike. Ndërsa më parë ka fituar me Prishtinën titullin e kampionit tri herë, Ligën Ballkanike dhe Kupën e Kosovës.

 

Përkundër të gjithave, Dardani në stinorin e kaluar ka qenë mirë me formë, derisa ka shënuar 19.7 pikë mesatarisht me Pejën gjatë stinorit të rregullt në Superligë, për të shtuar edhe 5.4 asistime e 3.9 kërcime si mesatare.


SHQIPONJAT

Jalen Tate, zyrtarizim i ri te KB Peja

FBK Superliga/International/Transfere

Jalen Tate, zyrtarizim i ri te KB Peja

12/08/22 @ 17:26

KONTRATË AFATGJATE

Talenti Olsi Kurtaj, nënshkruan me Pejën

FBK Superliga/Transfere

Talenti Olsi Kurtaj, nënshkruan me Pejën

12/08/22 @ 15:16

JAHII CARSON

Rahoveci zyrtarizon të huajin e parë për edicionin 22/23 të Superligës

FBK Superliga/International/Transfere

Rahoveci zyrtarizon të huajin e parë për edicionin 22/23 të Superligës

12/08/22 @ 16:30

KARAGAÇ

Qendër me përvojë te Peja, arrin Brad Waldow

FBK Superliga/International/Transfere

Qendër me përvojë te Peja, arrin Brad Waldow

12/08/22 @ 15:21

RRESHTOHEN PËRFORCIMET ME PËRVOJË

8 përforcime te Vushtrria, synimi Superliga!

FFK Liga e parë

8 përforcime te Vushtrria, synimi Superliga!

21/07/24 @ 14:45

QENDËRSULMUES I RI TE PRISHTINA E RE

Prishtina e Re zyrtarizon Astrit Berishën

FFK Liga e parë/Transfere

Prishtina e Re zyrtarizon Astrit Berishën

21/07/24 @ 12:02

BARAZIM NË DERBIN E KOSOVARËVE NË RUMANI

Florent Hasani shpëton Rapidin nga humbja

International/Sportistë shqiptarë në botë

Florent Hasani shpëton Rapidin nga humbja

20/07/24 @ 23:05

PORTIERI ITALIAN MBETET NË SUPERLIGË

Borsellini nënshkruan me Feronikelin’74

FFK Superliga/Transfere

Borsellini nënshkruan me Feronikelin’74

20/07/24 @ 22:52

AFROHET FILLIM STINORI 2024/25

Të martën, shorti për Superligën

FFK Superliga

Të martën, shorti për Superligën

20/07/24 @ 22:38

LLAPI - WISLA

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League

FFK Superliga/Europa League

Llapi mposhtet edhe në shtëpi, eliminohet nga Europa League

18/07/24 @ 16:58

SHQIP NË BOTË

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg

International/Sportistë shqiptarë në botë

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg

18/07/24 @ 11:51

DALIN NË SHITJE BILETAT

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

Liga e Kombeve/Shqipëria

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

17/07/24 @ 12:40

AS PËR TË TRETËN HERË

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

FFK Superliga/Champions League

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

16/07/24 @ 19:16

FORMACIONET ZYRTARE

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

FFK Superliga/Champions League

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

16/07/24 @ 15:26


 
Të gjitha lajmet nga