PA GOLA

Rilindja 1974 dhe Drenasi, barazojnë
19 February, 2023 @21:30
Nga një pikë, kanë ndarë skuadrat e pjesës së poshtme të renditjes tabelare në Ligë të Parë Grupi A, ndërsa pa gola janë ndarë Rilindja 1974 dhe Drenasi 0-0, për të arkëtuar nga një pikë secila skuadër dhe për të qëndruar ende larg rrezikut për rënie.
Drenasi është i gjashti me 22 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Rilindja 1974 ka 21 pikë nga po aq ndeshje.