SERIA A

Foto:Google
Rinovimi me Ronaldon nuk është primar
10 March, 2021 @17:01
Juventusi këtë sezon nuk po kalon në një formë të mirë siç janë mësuar ata të jenë.
Ekipi i Pirlos është jashtë garës për Champions, 10 pikë larg Interit kreut të Seria A, ndërsa në maj do luajnë finalen kundër Atalantës për Kupën e Italisë.
Forma e bianconerëve është ajo që e shqetëson shefin e përgjithshëm Fabio Paratic dhe jo rinovimi i Ronaldos.
“Për fat të mirë atij i ka mbetur edhe një vit nga kontrata. Kemi kohë të flasim me të. Por nuk është primare për ne”, tha Paratic.
Juventusi do kenë kohë të zgjedhin me kë të qëndrojnë dhe me kë jo, të shohin se cilët lojtarë mund të ndihmojnë ekipin në rikthimin e formës së mirë.
Fabio u pyet gjithashtu për një nënshkrim të mundshëm me Lionel Messi.
Ai beson se Leo do të përshtatej me Cristiano, por e quajti ardhjen e tij “të pamundur”.
“Lojtarët e shkëlqyeshëm dinë të luajnë së bashku, por është një ide e pamundur”, tha ai.