FLAMURTARI - ULPIANA

Bylykbashi sjell 3 pikë për Ulpianën në Prishtinë
10 March, 2021 @16:24
Bardh Bylykbashi është bërë hero i ndeshjes derbi mes Flamurtarit dhe Ulpanës të zhvilluar sot në stadiumin Xhemail Ibishi në Prishtinë.
Futbollisti i Ulpianës shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën 13’, për fitoren me rezultat 1-0 të skuadrës së tij.
Ulpiana me këtë fitore vazhdon kryesimin në grupin B të Ligës së Parë, derisa Flamurtari tani mbetet në pozitën e tretë me 4 pikë më pak se rivalja e sotme.