Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RRUGË PËR EURO 2024

Rivali i Shqipërisë në kualifikime, në bisedime me Gerrardin

Rivali i Shqipërisë në kualifikime, në bisedime me Gerrardin


10 January, 2023 @23:09

Përfaqësuesja që është rivale e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, është duke konsideruar seriozisht emërimin e legjendës së futbollit anglez dhe të Liverpoolit, Steven Gerrad si përzgjedhës.

Sipas një njoftimi të lëshuar pak më parë nga BBC Sport, Steven Gerrard është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Polonisë (PZPN) dhe tashmë palët janë në bisedime të avancuara për marrëveshjen potenciale.

“Raportet nga mediat polake bëjnë të ditur se Steven Gerrard është kontaktuar dhe bisedimet po vijojnë me Federatën,” ka shkruar njoftimi i BBC-së lidhur me selektorin e radhës për Poloninë.

Kujtojmë, Polonia ishte në grupin kualifikues me Shqipërinë edhe për Botërorin e Katarit, ndërsa kishte fituar ndeshjet ndaj Shqipërisë nën drejtimin e selektorit Paulo Sousa brenda dhe jashtë.

Në Botëror, Poloninë e drejtoi Czeslaw Michniewicz, i cili arriti t’ia siguronte polakëve kualifikimin në Botëror si dhe i mundësoi atyre daljen nga grupi i Botërorit në të tetën e finales për herë të parë pas 36 vitesh. PZPN njoftoi për ndarjen me selektorin Michniewicz më 22 dhjetor 2022, duke bërë të ditur se është duke shikuar një përzgjedhës që garanton zhvillimin e përfaqësueses dhe arritjen e objektivave në rrugë drejt EURO 2024.

Shqipëria pikërisht duelin e parë për kualifikime drejt EURO 2024 e ka ndaj Polonisë dhe atë jashtë, më 27 mars 2023. Kuqezinjtë gjithashtu ditë më parë emëruan selektor brazilianin Silvinho, që u bë braziliani i parë në krye të kombëtares në histori të FSHF-së.

Shiko: ORARI I NDESHJEVE DREJT EURO 2024


 
Të gjitha lajmet nga