Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZANTOHET PËRZGJEDHËSI DHE STAFI I TIJ

Sylvinho vjen me objektiv: Shqipëria në EURO 2024

Fotografitë: FSHF

Sylvinho vjen me objektiv: Shqipëria në EURO 2024


9 January, 2023 @14:12

Shumë më shumë i njohur si lojtar i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester Cityt, braziliani Sylvinho me sot ka nënshkruar kontratën 18-mujore me FSHF-në për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare.

I ulur në mes, Armand Duka nisi fjalimin, derisa në të majtë të tij ishte Sylvinho e në të djathtë Edy Reja.

Përshëndetja e Edy Rejas

Pas falenderimit që i bëri Armand Duka tashmë ish-trajnerit Edoardo Reja dhe vlerësimeve shtesë për punën e bërë dhe uljen e moshës mesatare të futbollistëve të kombëtares, prezantoi Sylvio Mendes Campos Junior - Sylvinho!

“Rezultatet që kemi arritur nuk janë për tu nënvlerësuar, ndërsa janë provuar 40 lojtarë në këtë periudhë. Kemi qenë afër kualifikimit, për një pikë kemi humbur mundësinë që të marrim PlayOffin e Botërorit. Mos të harrojmë edhe ndikimin e Covid-19, që na ka ndëshkuar si ne, ashtu edhe të tjerët. Largohem me kokën lart, pasi që kemi punuar me profesionalizëm, kemi bërë skuadër dhe kemi krijuar strukturë,” ka thënë Reja në fjalimin e tij përshëndetës, ndër të tjera, duke treguar edhe atë që Sylvinho duhet të bëj me lojtarët që ka tash e tutje në dispozicion.

“Jam krenar që kam qenë qenë përzgjedhës i kësaj kombëtareje, ndërsa për Botërorin ju them se kam besuar shumë që do t’ia arrijmë, vecanërisht pas fitoreve ndaj Hungarisë. Më ka mbetur pikë ai rezultat ndaj Islandës. E tash Sylvinhoja ka prej ku t’ia nisë,” shtoi ndër të tjera italiani, që me duartrokitje të mëdha u përshëndet duke dalë nga salla e konferencës.

Besimi i kreut të FSHF-së

Duka vazhdoi fjalimin me prezantimin e Sylvinhos, Dorivas dhe Pablo Zabaletës.

“Nuk kam çka të them më shumë për këta, pasi që besoj i njihni të gjithë. Kontrata është deri në fund të evropianit, që tregon se besojmë në evropian,” ka thënë Duka fillimisht, duke bërë të ditur se nëse një “shtyllë” do t’na mohojë evropianin por luajmë mirë, marrëveshja vazhdon.

FSHF

Sylvinho ia nisi italisht, duke falenderuar të pranishmit.

“FSHF më bindi të merrja përsipër këtë detyrë dhe besoj që do të bëjmë punë të mirë,” ka thënë Sylvinhoja gjatë prezantimit të tij, ndërsa më pas nënshkroi kontratën me FSHF-në.

Ai më tej nuk ka folur më shumë, derisa më shumë pyetje u drejtuan kah Duka, që ndër të tjera tha se trajneri dhe ndihmës-trajneri i Shqipërisë “kanë luajtur me Zotin - Messi”, ka thënë nën buzëqeshje kreu i FSHF-së.

Një gjë e sigurt, do të jetë Shqipëri agresive dhe kërkuese

“Trajneri nuk më ka pyetur për aspektin financiar,” ka theksuar Duka, duke treguar gjatë konferencës bisedimet me Sylvinhon. Ndërsa për takimin me kryeministrin Edi Rama mbrëmë para prezentimit, e ka shpjeguar si takim për t’i treguar stafit të ri të kombëtares se kombëtarja nuk është vetëm ekip futbolli, por gjëja më e rëndësishme që kanë shqiptarët.

“Dëshirojmë të kualifikohemi. Ne do të punojmë fortë, për të arritur këtë. Do të luftojmë për këtë synim. Ndeshja e parë është shumë e vështirë. Grupi është i ekulibruar, por ne jemi të bindur që do t’ia arrijmë,” ka thënë Sylvinho për synimet.

Ndërsa në pyetjet tjera të bëra për ndihmës-trajnerin Pablo Zabaleta, por edhe për përzgjedhësin e ri Sylvinho, një gjë u kuptua - Shqipëria do të jetë shumë më agresive dhe më kërkuese përgjatë kampanjës kualifikuese për EURO 2024 që nis në mars të këtij viti.

GRUPI I SHQIPËRISË NË KUALIFIKIME PËR “EURO 2024”

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian