Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 1-0 ULPIANA

Ronald Sobowale vendos, Malisheva “fundos” shpresat e Ulpianës

Ronald Sobowale vendos, Malisheva “fundos” shpresat e Ulpianës


16 April, 2022 @18:31

Ulpiana e drejtuar nga Fadil Ademi shpresonte para ndeshjes për një rezultat që sillte pikë në Liman Gegaj, për të shpresuar ende në mbijetesë në Superligë së paku përmes barazhit.

Por, sulmuesi anglez Ronald Sobowale herët në ndeshje ia preu shpresat mysafirëve. Sobowale shënoi në minutën e 18 të ndeshjes, ndërsa Malisheva e drejtuar nga Arsim Thaçi menaxhoi mirë lojën për të marrë tre pikë të rëndësishme në fund.

TABELA AKTUALE

Derisa kjo fitore për Malishevën mund të jetë shpresë  për mbijetesë direkte, për Ulpianën kjo humbje ka bërë që distanca të shkojë në nëntë pikë me pozitën që shpëton dhe kështu duke ditur rrjedhën dhe skuadrat e Superligës, lirisht mund të thuhet që lipjanasit bien direkt në Ligë të Parë në sezonin tjetër dhe i bashkohen Feronikelit në këtë.


 
Të gjitha lajmet nga