DREJT KROACISË
Rrahmani në RNK Split
5 June, 2015 @22:25
Mbrojtësi prishtinas, Amir Rrahmani, ka bërë të ditur se do të jetë anëtari më i ri i ekipit të elitës kroate RNK Split.
Futbollisti 21 vjeç që vesh edhe fanellën e kombëtares shqiptare ka kaluar nga Partizani i Tiranës në ligën kroate të futbollit, për tu bërë aktualisht bashkëlojtar me sulmuesin Sokol Cikalleshi.
“Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë që më përkrahën në këto dy vitet e fundit sa isha lojtar i Partizanit,” ka thënë ndër të tjera Rrahmani, gjatë njoftimit të tij për kalim në elitën kroate.