CHALLENGE LEAGUE

Foto: FCAarau
Rrudhani e Balaj shkëlqejnë në fitoren e Aarau
16 October, 2021 @0:12
Dy futbollistë nga Kosova, Liridon Balaj dhe Daniel Rrudhani kanë shkëlqyer të premtën mbrëma në fitoren e ekipit të tyre Aarau ndaj Lausanne-Ouchy në kuadër të Challenge League të Zvicrës.
Rrudhani ka asistuar në dy golat e Aarau, ndërsa Balaj ka shënuar të dytën në fitoren 0-2 [Spadanuda 13, Balaj 27]. Balaj në pjesë të dytë është zëvendësuar nga një kosovar tjetër, Milot Avdyli.
Te ekipi i Lozanës në 11-she kanë qenë Lavdrim Hajrullahu, Mersim Asllani dhe Alban Ajdini, ndërsa në pjesë të dytë është futur në lojë edhe Florian Hysenaj, që zëvendësoi Mërgim Qarrin.
Aarau këtë stinor ka nisur mirë Challenge League dhe aktualisht është në pozitë të dytë të renditjes tabelare, me 3 pikë më pak se lideri Winterthur që ka 21 pikë.