PAS DUELEVE TË PARA
Rruga drejt finales: Peja apo Prizreni-16?
1 September, 2021 @22:16
Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, që në dy vitet e fundit po organizohet në formë turneu tetë skuadrash, janë përcaktuar dy gjysmëfinalistët e parë, që do të ndeshen mes veti për të kërkuar finalen e garës dhe mundësinë për të fituar trofeun e parë të stinorit.
Prizreni-16 kaloi lehtë Dritën e rikthyer në Superligë në përballjen e parë të nisur sot në ora 16:00 për të bërë një vend në gjysmëfinale, ndërsa në ndeshjen e orës 19:00 Peja kaloi Prishtinën për tu bërë çifti rival i parë gjysmëfinal.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati dhe ajo e drejtuar nga Semsettin Bas do të ndeshen më 3 shtator 2021 me fillim prej orës 16:00 në duelin që do të përcaktojë finalistin e parë.
Sa i përket ndeshjeve të sotme, te Prizreni-16 u dallua playmakeri i ri i ekipit, Ivan Koljevic dhe amerikani me përvojë Courtney Fells, ndërsa te verdhezinjtë e Pejës në skenë sa i përket pikëve kanë qenë Arian Qallaku dhe Dardan Berisha.
E finalisti i parë, kuptohet pas kësaj ndeshjeje.