PARA NDESHJES KOSOVA - LETONIA
Sahiti: Emocion i veçantë të luajmë në shtëpi
9 November, 2017 @21:45
Pak ditë para miqësores me Letoninë, ndeshje që zhvillohet më 13 nëntor, para mediave foli Muharrem Sahiti, ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kosovës.
“Patëm një stërvitje të mirë. Atmosfera është e mirë dhe gjendja e futbollistëve e mirë. Për shumicën e këtyre futbollistëve është një emocion i veçantë pasi luajnë për herë të parë para adhuruesve në Kosovë.
Do të punojmë me përkushtim edhe në ditët në vijim. Kemi pak a shumë njohuri për kundërshtarin dhe shpresoj në një lojë të mirë.” - deklaroi Sahiti, njofton faqja zyrtare e FFK-së.