PARA DUELIT
Salzburgu arrin në Tiranë
25 July, 2016 @22:16
Para përballjes së nesërme të vlefshme për kualifikim në Ligë të Kampionëve, ekipi austriak Salzburg ka arritur sot në Tiranë.
Partizani pret Salzburgun nesër mbrëma, ndërsa si duket gjëja e vetme që i tremb austriakët para ndeshjes ndaj tiranasve janë temeperaturat tropikale që po mbretërojnë në Shqipëri këto ditë, shkruajnë mediat shqiptare sot.
Partizani eliminoi Ferencvarosin hungarez në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe tash e pret sfida e radhës.
Në anën tjetër, Salzburgu nuk është në formën më të mirë, pasi që ka pasur mjaft kritika pas disfatës në xhiron hapëse të kampionatit austriak, ku u mposht nga Sturmi 3-1.
Për Salzburgun luan shqiptari që përfaqëson Norvegjinë, Valon Berisha.