ROSSONERI vs. NERAZZURRI

“San Siro” para rekordit
3 May, 2023 @14:30
Derbi i Milanos në kuadër të Ligës së Kampionëve pritet të thyej rekord shumë të fituar nga biletat e shitura. Të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur, ndërsa të ardhuruat pritet të jenë mbi 10 milionë euro, që do të ishte rekord për San Siron.
Milan dhe Inter do të ndeshen në San Siro në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku herën e fundit në të njëjtën garë janë takuar para 18 vitesh. Sipas La Gazzetta dello Sport, 74 mijë biletat e hedhura në shitje janë shitur thuajse menjëherë.
Dueli Milan - Inter luhet më 10 maj, të mërkurën, kurse ndeshja e kthimit Inter - Milan në të njëjtin stadium, luhet të martën më 16 maj. Ekipi më i mirë pas këtyre dy ndeshjeve do të dalë në finale të Ligës së Kampionëve.