NGA KONFERENCA

Secila ndeshje është më e vështirë!
15 September, 2022 @10:59
Dueli i dytë i fazës grupore të Ligës së Konferencës për kampionin e Kosovës luhet sonte, ndërsa e pret Slavia në Prag, që llogaritet të jetë favorit i grupit.
Suharekasit, pas barazimit në debutim ndaj Clujit në Fadil Vokrri, sonte do të kenë një kundërshtar edhe më të vështirë përballë, ndërsa në konferencë për shtyp para ndeshjes, trajneri tiranas i Ballkanit Ilir Daja ka treguar mendimet për ndeshjen e dytë.
“Secila ndeshje është më e vështirë dhe në fazën grupore skuadrat janë më të forta sesa ato në fazën kualifikuese. Dua që të luajmë fortë. Natyrisht, favorit është Slavia, ndërsa ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të vazhduar serinë pozitive. Të bëjmë prezantim sa më të mirë jo vetëm të ekipit tonë, por edhe futbollit të Kosovës,” ka thënë Daja në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Ekspedita e Ballkanit ka arritur të mërkurën në kryeqytetin cek, ndërsa në 18:45 sot zhvillon ndeshjen. Të gjitha ekipet në Grupin G kanë nga një pikë dhe kanë rezultatet identike.
TABELA E GRUPIT G:
Slavia | 1 pikë | ||
Cluj | 1 pikë | ||
Ballkani | 1 pikë | ||
Sivasspor | 1 pikë |
Ndeshjet e sotme dhe të radhës:
1 | Slavia - Ballkani | 15 shtator | ||
2 | Cluj - Sivasspor | 15 shtator | ||
3 | Sivasspor - Ballkani | 6 tetor | ||
4 | Slavia - Cluj | 6 tetor |