VENDOSET
Serie A me 20, jo me 22 ekipe në 2020/21
30 April, 2020 @23:46
Sot është mbajtur mbledhja e Unionit të Futbollit italian, ku morrën pjesë thuajse të gjitha shoqatat e involvuara në futboll.
Në video-konferencë që u mbajt në pasditen e sotme pjesëmarrës ishin përveç klubeve edhe Shoqata e Futbollistëve, Shoqata e Trajnerëve, ajo e referëve dhe vetë Federata (FIGC).
Aty u diskutuan disa opcione se si të përfundojë stinori 2019/20 në Serie A, ndërsa është bërë edhe Plani B, që thotë se nëse sezoni përfundon pa u zhvilluar të gjitha ndeshjet do të ketë rënie nga elita dhe ardhje e ekipeve nga Serie B me gjendjen aktuale në tabelë.
Sky Sport Italia gjithashtu ka bërë të ditur se Serie A ka vendosur që të mos përdoret opcioni i mosrënies nga elita dhe ajo do të përbëhet nga 20 ekipe edhe në stinorin 2020/21.
Kjo u vendos sot, pasi që më parë u bë publik një opcion që thoshte se në rast të ndërprerjes së stinorit aktual pa u zhvilluar ndeshjet deri në fund, të pranohen dy më të mirët e Serie B-së, por mos të rrëzohej asnjë skuadër nga Serie A. Pra, ky opcion ka rënë në ujë sot.