ÇEKI

Shala jep golin e fitores për Slovanin
30 July, 2015 @20:59
Herolind Shala ka hyrë në ndeshje si zëvendësues ndaj ekipit izraelit Ironi Kiryat për të shënuar gol dhe për t’ia sjellë fitoren Slovan Liberecit çek në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Europa League.
Shala ka shënuar në minutën e 84-të të ndeshjes për 2-0, derisa izraelitët vetëm ulën epërsinë krejt në fund për 2-1.