BULLGARIA - ZVICRA
Shaqiri me dy asistime, Zvicra kalon lehtë Bullgarinë
25 March, 2021 @20:00
Zvicra e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën e saj në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Helvetikët e mposhtën Bullgarinë në Sofje me rezultat të thellë 1-3, për një nisje të mbarë në këto kualifikime, Xherdan Shaqiri ishte ndër lojtarët më të dalluar në këtë përballje.
Shaqiri asistoi në dy golat e Zvicrës, përkatësisht të dytin për golin e shënuar nga Seferovic dhe të tretin për golin e Zuber.
Që të tri golat u shënuan vetëm brenda 6 minutave (Embolo 7’, Seferovic 10’, Zuber 13’), duke e shndërruar ndeshjen në pengesë të lehtë të kalueshme për zviceranët.
Goli i vetëm i bullgarëve u shënua nga mesfushori i Ludogorets Kiril Despodov në minutën 46’.
Bashkë me Shaqirin, titullar në këtë ndeshje ishte edhe Granit Xhaka, derisa Admir Mehmedi u inkuadrua në minutën 90’ të ndeshjes.