DENVER NUGGETS

REUTERS/Robert Galbraith
Shkarkohet George Karl
6 June, 2013 @19:24
George Karl, sivjet në NBA e fitoi çmimin “trajneri i vitit”, por u shkarkua nga skuadra e tij Denver Nuggets. Në Konferencën Perendimore, trajneri 62 vjeçar, kishte arritur ta përfundojë stinorin në vendin e tretë.
Ndërsa në rundin e parë të Play Offit, pësuan humbje nga Golden State Warriors me rezultat 4-2 dhe u eliminuan.
Skuadra e Los Angeles Clippersit, është e interesuar për trajnerin e suksesshëm, ndërsa sipas mediave amerikane, është duke u folur se George Karl, mund të ndjek rrugën e ish menaxherit të Denverit, Masai Ujiri, i cili shkoi në Toronto Raptors.
George Karl, kishte qëndruar në Denver përplotë nëntë vite, ai gjithashtu e kaloi barazhin prej 1000 fitoreve dhe ishte i sëmurë nga kanceri, ku arriti ta fitonte luftën kundër sëmundjes.
Video
George Karl trajneri i vitit 2012/13