LIGA E KAMPIONEVE (F)

Short gjigand për Vllazninë
3 October, 2022 @14:07
Tre super skuadra të ekipeve i janë shortuar si kundërshtare vajzave të Vllaznisë së Shkodrës, të cilat janë bërë ekipi i parë shqiptar që sigurojnë fazën grupore të Ligës së Kampionëve të femrave në futboll.
Chelsea, PSG dhe Real Madrid janë kundërshtaret e shkodraneve në short, që u tërheq sot, ndërsa të gjitha këto skuadra bëjnë pjesë në Grupin A.
Ndeshjet e fazës grupore luhen prej tetori deri në dhjetor, ndërsa datat e ndeshjeve do të bëhen të ditura pak më vonë.