Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA U21

Shpresat kuqezi mposhtin Tiranën në miqësore, Salihu titullar

Shpresat kuqezi mposhtin Tiranën në miqësore, Salihu titullar


27 March, 2021 @22:01

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve ka zhvilluar këtë të shtunë një ndeshje miqësore kundër ekipit të Tiranës në kuadër të grumbullimit 10 ditor, përpara nisjes së fushatës së eliminatoreve të Europianit 2023, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 4 qershor në transfertë ndaj Andorrës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0, në favor të shpresave.

Trajneri Alban Bushi e shfrytëzoi këtë ndeshje për të aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët e thirrur në grumbullim, për t’i parë sa më shumë në fushën e lojës, ndërsa në ekipin startues i dha vend ish lojtarit të Llapit, Hajdin Salihut, i cili la Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Golat për Shqipërinë U21 u shënuan nga Karrica (18’, 72’) dhe Korça (60’).

Shqipëria U21 e nisi lojën me këtë formacion: Laroshi, Dragoshi, Salihu, Pëllumbi, Ismailgeci, Çelhaka, Asllani, Hetemi, Karrica, Muci, Mehmetllari.

Kujtojmë se Shqipëria U21 është në të njëjtin grup me Kosovën U21 në kualifikimet për Euro 2023.


 
Të gjitha lajmet nga