SHQIPËRIA U17
Shqipëria barazon me Bosnjës, Bulku debuton si trajner
19 May, 2021 @22:41
Kombëtarja e Shqipërisë sot ka zhvilluar ndeshje miqësore me Bosnjën e Hercegovinën në grupmoshat U17.
Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena, përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola, 0-0.
Për trajnerin e Shqipërisë U17, Ervin Bulku, kjo ishte ndeshja e parë prej se ka marrë drejtimin e kuqezinjve.
Të përzgjedhurit e Bulkut kanë luajtur ndeshjen e parë për këtë vit, në kuadër të përgatitjeve për turneun eliminator të muajit nëntor që do të zhvillohet në Irlandën e Veriut ku kuqezinjtë do të jenë përballë vendasve, Italisë dhe Skocisë.
Shqipëria në këtë ndeshje zbriti në fushë me këtë formacion: Totoshi, Muça, Haxhari, Gjinovci (Koleci), Hasanago (Kurti), Syla, Kasmollari (Kashari), Dama (Kasa), Zaganjori (Tairi), Xhixho, Sufka(Shtraza).