FIFA RANKING
Shqipëria bie për 3 pozita
15 September, 2016 @10:13
Kombëtarja shqiptare në futboll, ka rënë për tre vende në renditjen e muajit shtator të FIFA-së, në krahasim me muajin e kaluar.
Përkundër fitores ndaj IRJ Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, kuqezinjtë kanë rënë, pasi që FIFA regjistroi 3-0 në të mirë të Luksemburgut miqësoren e muajit maj, pasi që Shqipëria kishte futur të ndëshkuarin me karton të kuq në këtë ndeshje, Ergys Kaçen.
Në muajin gusht, Shqipëria ka qenë në pozitën e 37-të, ndërsa tash është e 40-ta.