SHQIPËRI - ANGLI
Shqipëria kërkon që ndeshja me Anglinë të luhet me shikues
11 March, 2021 @18:52
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë kërkesë te UEFA që ndeshja me Anglinë që do të luhet më 28 mars, të zhvillohet në praninë e shikuesve.
Këtë e ka konfirmuar edhe numri një i Federatës Shqiptare, kryetari Armand Duka, i cili tha se duke pasur parasysh situatën me pandeminë, kërkesa është bërë për prezenë të një numri të konsiderueshëm të shikuesve.
“Ne kemi bërë kërkesë që ndeshja me Anglinë të luhet me 30% tifozë. Këtë e kemi bërë edhe publike, nuk e kemi bërë vetëm ne si Federatë, pa dyshim që e kanë bërë edhe tifozët, grupimi i Tifozave Kuq e Zi dhe grupime të tjera,” ka thënë Duka, shkruan FShF.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.