SAN MARINO - SHQIPËRIA
Shqipëria kryen detyrën, fiton në San Marino
31 March, 2021 @22:37
Pas humbjes nga Anglia në Tiranë, Shqipëria në ndeshjen e tretë të Grupit I ka shënuar fitore në udhëtim ndaj San Marinos.
Ndonëse jo aq lehtësisht sa pritej, Shqipëria prapëseprapë në fund arkëtoi 3 pikë, me ndeshjen që u mbyll 0-2 pas 90 minutave.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE
Përkundër dominimit absolut në posedim, Shqipëria në pjesën e parë pati vetëm një goditje në portë, e golat erdhën në pjesën e dytë.
Ishte Rey Manaj ai që fillimisht në minutën e 63’ shënoi për 0-1 pas asistimit nga Myrto Uzuni, kurse fitorja u vulos nga goli i Myrto Uzunit, asistuesit të golit të parë, në minutën e 85’. Uzuni këtë takim e nisi nga banka rezervë, e më pas u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë, për të qenë vendimtar në fitoren e skuadrës.
Kështu, Shqipëria tashmë ka 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe ndodhet në vendin e tretë të Grupit I pas Hungarisë e Anglisë.