MIQËSORE
Shqipëria pa gola ndaj Marokut
31 August, 2016 @22:34
Në miqësoren e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria ka barazuar pa gola ndaj përfaqësueses së Marokut.
Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijonin gjysmëraste për shënim, mirëpo pa arritur ta gjenin golin e fitores në asnjë mënyrë.
Kjo ndeshje shërbeu edhe si mundësi për De Biasin që t’i provojë disa lojtarë, ndërsa ajo që ra në sy ishte startimi me 2 sulmues, Cikalleshin e Gashin, gjë që nuk kishte ndodhur në të kaluarën.
Gjithsesi, përkundër barazimit sonte, vëmendja e Kombëtares mbetet tek takimi i 5 shtatorit, aty ku skuadra shqiptare pret Maqedoninë në eliminatoren drejt Botërorit “Rusi 2018”.