SHQIPËRIA U21 - ÇEKIA U21

Shqipëria U21 përsëri mposhtet nga çekët
25 March, 2022 @20:57
Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi është mposhtur përsëri nga Çekia U21 në kualifikueset për evropianin 2023, në Grupin G.
Ka qenë një autogol i Sergio Kalaj që ka vendosur gjithcka në ndeshje, derisa përkundër mundësive të kuqezinjëve, goli nuk ka ardhur dhe kështu cekët kanë dalë triumfues në Elbasan Arena. Shqipëria U21 - Çekia U21.0-1
Me këtë, Shqipëria ka pësuar për herë të katërt në grup krahas tre fitoreve që i ka. E dyta herë nga Çekia!
TABELA AKTUALE:
1 | Çekia U21 | 7 ndeshje | 16 pikë | |
2 | Anglia U21 | 5 ndeshje | 13 pikë | |
3 | Sllovenia U21 | 7 ndeshje | 9 pikë | |
4 | Shqipëria U21 | 7 ndeshje | 9 pikë | |
5 | Kosova U21 | 6 ndeshje | 7 pikë | |
6 | Andorra U21 | 6 ndeshje | 0 pikë |