PA DATË

Shtyhet derbi Ballkani-Prishtina
25 October, 2022 @15:19
Shtyhet për kohë të pacaktuar ndeshja FC Ballkani - FC Prishtina!
Dueli i xhiros së 14 në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë të luhet të dielën në Suharekë, është shtyrë.
Komisioni i Garave i Superligës, ka marrë vendim për ta shtyrë këtë ndeshje për një kohë të pacaktuar.
Arsyeja e shtyrjes ka ardhur për shkak të kërkesës së Ballkanit, ekip që të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndeshjen në kuadër të Grupit G të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës.
Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani - Prishtina do të njoftoheni me kohë.
“Komisioni i Garave i Superligës ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në AlbiMall Superligë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën më 30 tetor. Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, KG do të vendosë së shpejti” ka shkruar njoftimi i FFK-së sot.