NËSE...
Si do të dukej barazhi sot?
9 September, 2015 @19:18
Shqipëria pas ndeshjeve të shtatorit ka parë veten në vend të tretë të Grupit I kualifikues, nën Portugalinë dhe Danimarkën.
Me këtë pozitë, po të kishin përfunduar sot kualifikimet për EURO 2016, Shqipëria do të kërkonte biletën për Francë, përmes barazhit.
Ukraina do të shkonte direkt në Francë si i treti më i mirë në grupe.
TABELA AKTUALE E VENDEVE TË TRETA
Dhe sipas renditjes aktuale të FIFA-së, kuqezinjtë do të gjendeshin në vazon e parë dhe për kundërshtarë potencial në short për ndeshje barazhi do të kishin njërin nga këto përfaqësuese: Turqia, Izraeli, Sllovenia ose Irlanda.
Shqipëria do të menjanonte skuadrat si: Suedia, Hungaria dhe Kroacia në këtë short.
TABELAT AKTUALE TË TË GJITHA GRUPEVE