Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI QË BËRI REVOLUCION TË SHPEJTË

Si e transformoi Vincent Kompany Burnleyn për rikthim të menjëhershëm në Premier Ligë?

Fotot: Burnley/ fb

Si e transformoi Vincent Kompany Burnleyn për rikthim të menjëhershëm në Premier Ligë?


via BBC/Sport

9 April, 2023 @1:54

Për një kohë, pasi që ranë nga Premier Liga në stinorin e kaluar, pyetja ishte nëse Burnley do të mund të kthehet në elitën e futbollit anglez. Vincent Kompany erdhi në verën e vitit 2022 në klub ku nuk kishte besim të madh, të rënë nga Premier Liga dhe me borxhe të mëdha. Por, ish-kapiteni i Manchester Cityt transformoi ekipin në më dominuesin e Championshipit. Pas fitores së fundit ndaj Middlesbrough-së, ata u rikthyen edhe zyrtarisht në Premier Ligë.

Kompany përgjegjës për transformim

Kompany (36-vjeçar) iu kthye futbollit anglez pasi që kaloi dy vite si trajner i ekipit të njohur belg Anderlecht. Nga ata u nda me marrëveshje në verën e kaluar, për tu bërë pjesë e Claretsave. Arritja e tij në Turf Moor la në dyshim shumëkë për mundësitë që do të kishte ai aty. Por, emërimi i tij në krye të ekipit tregoi se Burnley e kishte përnjëmend.

Burnley

Klubi i rrëzuar nga Premier Liga pas një stinori aspak të mirë, ishte në borxhe prej 65 milionë funtash, që ia kishte huazuar MSD Holdings. Shitja e disa lojtarëve të njohur, bëri që ekipi të zbut pak atë. Nick Pope shkoi te Newcastle, mbrojtësi Nathan Collins shkoi drejt Wolves, ndërsa krahu Dwight McNeill iu shit Evertonit. Dyshja e mbrojtjes me përvojë dhe lojale ndaj klubit Ben Mee dhe James Tarkowski lëshuan klubin si lojtarë të lirë, për tu bërë pjesë e Brentfordit dhe Evertonit, gjegjësisht.

Përforcimet jo të njohura, pas ikjes së lojtarëve

Kompany siguroi disa lojtarë nga Belgjika, përfshirë mesfushorin Josh Cullen nga Anderlechti dhe krahun Anass Zaroury nga Charleroi. Burnley hyri edhe në tregun e huazimeve për të kapur Nathan Thella nga Southamptoni, Ian Maatsen nga Chelsea, ndërsa belgu me kontaktet e tij nga Manchester City rekrutoi kosovarin Arijanet Muric dhe mbrojtësin Taylor Harwood-Bellis.

Burnley

Kjo tregon mjaft se si e udhëhoqi Kompany ekipin në menaxhim të tillë, sa që borxhet ranë në plan të dytë, pasi që u zbutën mjaft. Por, për të marrë hovin drejt Premier Ligës ekipi nuk e kishte lehtë. Burnley e nisi stinorin në Championship me humbje nga Huddersfield dhe me tri barazime e një humbje tjetër në ndeshjet e para.

Rikthimi i madh

Prej këtij momenti e deri në fund të stinorit Burnley u mposht vetëm edhe njëherë. Ekipi kishte kapur momentumin dhe shkelte secilin që i dilte përpara.

Burnley Kompany

“Kanë qenë të pabesueshëm këtë stinor. Ndërroi shumëçka në ekip prej largimit të Sean Dyches, derisa Kompany solli më shumë se 20-lojtarë në ekip dhe nga shtete që nuk paramendohej këtu. Ndikimi i tij u bë i menjëhershëm, ndërsa huazimet si top-golashënuesi Tella nga Southampton ndihmuan gjithashtu. Ekipi u transformua me të vertët, ndërsa stili i lojës së belgut bëri që edhe shikuesit neutralë të futbollit të pëlqejnë të shikojnë mënyrën e lojës. Ata shënuan më së shumti në ligë dhe pranuan më së paku gola. Besoj se rikthimi i tyre me këtë ekip do t’i bëj ata të qëndrojnë për më shumë se një vjet në Premier Ligë,” ka thënë Glen Little, komentator i BCC Lancashire.


 
Të gjitha lajmet nga