BOTËRORI RUSIA 2018

BOROZANI/Erdis Driza
Siguron Kosovën për kualifikime!
24 July, 2015 @8:39
Në një intervistë për gazetën Zëri, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka bërë të ditur se ai është i sigurt se Kosova do të merr pjesë në kualifikime për Rusia 2018.
Shorti për kualifikime në Kampionatin Botëror hidhet nesër, mirëpo De Biasi duket të jetë i bindur se Kosova me kohë do të futet në njërin nga grupet.
“Jam i sigurt 100% se Kosova do të jetë në kualifikime,” ka thënë ai transmeton gazeta në fjalë.
De Biasi për më tepër i ka uruar Kosovës sukses në short, pasi që ka mundësi që të bëj ekip serioz dhe të shpresoj në kualifikim.
Shorti për Botërorin Rusia 2018 hidhet nesër në St Petersburg të Rusisë, derisa Shqipëria është në vazon e tretë të reprezentacioneve për herë të parë në histori, që i mundëson t’i largojë disa skuadra të papërshtatshme në kualifikime.
Kosova nuk është përfshirë në short, por shpresohet që të futet më vonë në një grup, ku do të ketë një vend të lirë. Shorti i Botërorit hidhet nesër, ndërsa ndeshjet e para nisin në shtatorin e vitit 2016.