Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI NË PRIZREN!

Siyabonga Dube - lojtar i ri i Lirisë

Siyabonga Dube - lojtar i ri i Lirisë


7 July, 2023 @20:38

Një tjetër prurje afrikane nga Liria, kësaj radhe nga Afrika e Jugut. Futbollisti i lindur në Durban të Afrikës së Jugut, Siyabonga Dube është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Lirisë.

Klubi ka bërë të ditur se ai ka pasur përvojë edhe me reprezentacionin jugafrikan, ndërsa ai është shprehur të jetë i lumtur me arritjen e marrëveshjes me ekipin prizrenas.

Dube është mbrojtës i krahut të djathtë dhe është 27-vjeçar. Transfermarkt e vlerëson atë rreth 250 mijë euro. Ai ka qenë pjesë e klubit Lamontville Gold fillimisht, ndërsa së fundi e Golden Arrows.◼️


 
Të gjitha lajmet nga