Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE EKIPI PRIZRENAS

Skender Shengyli i bashkohet A&N-së

Skender Shengyli i bashkohet A&N-së


9 January, 2023 @16:46

Trajneri i njohur prizrenas dhe ish-lojtari i Lirisë e Prishtinës, Skender Shengyli, është emëruar drejtor sportiv në ekipin nga Prizreni, A&N.

A&N ka zyrtarizuar dje marrëveshjen me trajnerin e njohur të qytetit të Prizrenit, ndërsa ka theksuar se përvoja e tij ka qenë vendimtare në përzgjedhje.

“Legjenda e njohur e futbollit prizrenas dhe atë kosovar në përgjithësi është bashkuar me klubin FC A&N në rolin e drejtorit sportiv, përvoja e tij e madhe ka bërë që kryesia e klubit të vendos afrimin e tij në radhët e klubit,” ka shkruar njoftimi i klubit së fundi.

A&N ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë Grupi A, në pozitë të tetë me 16 pikë nga 14 ndeshje, duke regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 8 disfata.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë