VJEN TITULLI
Skënderbeu, rishpallet kampion me fitore
16 May, 2015 @21:34
Skuadra nga Korça, Skënderbeu, me fitore ndaj Flamurtarit sot është shpallë për herë të pestë radhazi kampion i Shqipërisë.
Golin e parë për ata në ndeshjen e sotme e shënoi ish lojtari i Prishtinës, Liridon Latifi, para se të përfundonte pjesa e parë, ndërsa në fund, Sabien Lilaj me përvojë vulosi fatin e takimit, për të filluar festa në qytetin juglindor të Shqipërisë.
Te Skënderbeu përveç Latifit, luajnë edhe Bernard Berisha, Leonit Abazi e Bajram Jashanica nga Kosova, derisa në total ekipi korçar ka 6 tituj të fituar.