RIKTHIMI

Skënderbeu shpreson
6 August, 2013 @12:22
Skënderbeu i Korçës do të duhet të ndjek rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë e humbur në Kazakistan për të arritur kualifikimin në fazën e Play-Offit të Ligës së Kampionëve.
Korçarët të cilët humbën koncentrimin në dhjetë minutat e fundit si mysafir në Astana kur pranuan dy golat e fundit, sot duhet të tregojnë gjithë forcën përballë kampionit kazak.
Kampioni i Shqipërisë i udhëhequr nga strategu Mirel Josa shpreson në mrekullinë sonte në ndeshjen që nis nga ora 20:00 në Qemal Stafa të Tiranës, kjo për shkak se stadiumi i korçarëve nuk i përmbush kushtet e UEFA-së për xhiron e tretë kualifikuese.
CHAMPIONS LEAGUE, Kualifikimet
Sonte 20:00, Qemal Stafa - Tiranë | Skënderbeu - Shakhter Karagandy | (0-3) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Ivan Kruzliak (Sllovaki) |
FAKT:
1 | Skënderbeu edhe në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve sonte, do të vazhdojë aventurën europiane në Play-Off të Europa League. |