Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA 2-0 ARMENIA

Skuka e Asllani me golat e parë, Shqipëria mposht Armeninë

Fotot: FSHF

Skuka e Asllani me golat e parë, Shqipëria mposht Armeninë


19 November, 2022 @19:28

Xhuliano Skuka, i parapëlqyeri i Edy Rejës nga debutimi i tij në ndeshje ndaj Italisë, si dhe Kristjan Asllani, kanë shënuar golat e parë të tyre me kombëtaren, ndërsa Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Armenisë në miqësoren e fundit për këtë muaj.

Dyshja ka shënuar nga një gol për pjesë, për të fituar duelin 2-0 [Xhuliano Skuka 28, Kristjan Asllani 64 pen.]. Kjo përndryshe ka qenë fitorja e parë e Shqipërisë në miqësoret e nëntorit, dy prej të cilave i humbi (ndaj Katarit dhe ndaj Italisë).

Fillimi i mirë i ndeshjes dhe dominimi kuqezi u vërejt, ndërsa Reja bëri disa ndërrime të lojtarëve në 11-she në krahasim me ndeshjen ndaj Italisë. Futbollistët e Shqipërisë sonte dukesin më të urritur, ndërsa kjo u shfaq edhe në rezultat ndaj armenëve që vinin nga barazimi 2-2 me Kosovën tri ditë më parë.

Përndryshe Skuka u desh të zëvendësohej në pjesë të dytë pasi u lëndua gjatë pjesës së dytë. Përndryshe, sa për të mbyllur vitin 2022, aspak të mirë - Shqipëria ka shënuar fitoren e parë të vitit sonte, në ndeshjen e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria