Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET STARTUESE

Sllovenia U21 - Kosova U21, 11-shet startuese

Sllovenia U21 - Kosova U21, 11-shet startuese


29 March, 2022 @15:25

Albert Bunjaki ka vendosur edhe për 11-shen që do t’i dalë përballë Sllovenisë në përballjen e radhës ndaj tyre, pas barazimit pa gola në Prishtinë disa ditë më parë.

Kështu, Sllovenia U21 e drejtuar nga ish lojtari i dikurshëm i tyre Milenko Ačimovič dhe Bunjaki dalin në lojë me këta lojtarë:

SLLOVENIA U21: Turk; Stojinovic (kap.), Zec, Kurtovic, Spanring; Markus, Ticic, Antolin; Matko, Zugelj, Predec.

KOSOVA U21: Nreca Bisinger; Kurtulus (kap.), Zumberi, Andi Hoti, Sadriu; Florent Hoti, Kreshnik Krasniqi, Ilir Krasniqi; Altin Zeqiri, Valmir Veliu, Ardit Tahiri.

Bunjaki ka vendosur tre ndërrime në 11-she në krahasim me ndeshjen e kaluar 4 ditë më parë. Kështu në mesfushë në vend të Adrion Pajazitit nis Florent Hoti, ndërsa afër Valmir Veliut në sulm, kësaj radhe janë Ardit Tahiri në vend të Mark Marlekut dhe Altin Zeqiri në vend të Patriot Sadriut.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova