Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA MBIJETON PA PASUR NEVOJË PËR BARAZH!

Sobowale shpëton Malishevën dhe ia mohon Dritës titullin!

Sobowale shpëton Malishevën dhe ia mohon Dritës titullin!


20 May, 2023 @17:28

Sulmuesi anglez i Malishevës, Ronald Sobowale, ka shënuar një gol dhe të vetmin e takimit në duel ndaj Dritës sot si mysafir, ndërsa me atë gol të sulmuesit ekipi i Malishevës që drejtohet nga Bylbyl Sokoli ka shpëtuar prej rënies nga Superliga, pa pasur nevojë për ndeshje barazhi.

Drita 0-1 Malisheva [Ronald Sobowale 58]. Gjilanasit kërkonin fitore me patjetër sot ashtu që të mbesin në garë për titull deri në xhiron e fundit të stinorit, por assesi nuk arritën të shënonin dhe me këtë ata mbyllin stinorin në pozitë të dytë të renditjes tabelare, si nënkampion i Kosovës. Akis Vavalis, trajneri grek që erdhi për të këndellë Dritën në xhirot e fundit pas largimit Arsim Thaçit shpreson që verës të përmirësoj edhe më shumë ekipin e tij, duke menduar për stinorin tjetër.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër malishevasit festuan edhe stinorin e dytë me radhë në Superligë, duke mbijetuar suksesshëm, edhe pse jo fort besohej në fillim të stinorit se ekipi në fjalë do të sigurojë edhe stinorin e tretë radhazi në elitë.

Një xhiro para fundit të stinorit, pra në xhiron XXXV Drita përfundon e dyta në renditje me 67 pikë, ndërsa Malisheva e gjashta me 43 pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga