Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KATAR 2022

Sonte nisin kualifikimet për “Katar 2022”

Sonte nisin kualifikimet për “Katar 2022”


24 March, 2021 @11:39

Sonte fillojnë kualifikimet eleminatore për Kupën e Botës 2022.

Ndeshja e vetme në orën 18:00 do të jetë ajo mes Turqisë  dhe Holandës, në një sfidë që pritet të jetë interesante dhe që do të zhvillohet në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Në këtë ndeshje mes Turqisë dhe Holandës, skuadra favorite është ajo e Holandës dhe pritet që të pozicionohen të parët në një grup ku bëjnë pjesë Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari.

11 ndeshje të tjera do të luhen nga ora 20:45.

GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI

Ndeshjet që do të zhvillohen sonte janë:

Turqia - Holanda 18:00
Serbia-Irlanda 20:45
Portugalia - Azerbajxhani 20:45
Finlanda - Bosnja & Hercegovina 20:45
Franca - Ukraina 20:45
Estonia - Republika Çeke 20:45
Belgjika - Uellsi 20:45
Gjibraltari - Norvegjia 20:45
Letonia - Mali i Zi 20:45
Malta - Rusia 20:45
Qipro - Sllovakia 20:45
Sllovenia - Kroacia 20:45


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror