NË "SHANI NUSHI" TË GJAKOVËS
Sonte, Vëllaznimi-Peja
15 January, 2016 @9:27
Basketbollistët e Pejës pritet të kenë punë të lehtë në hapje të pjesës së dytë të stinorit.
Lideri i pamposhtur i Superligës do të udhëtojë për në Gjakovë, ku në palestrën “Shani Nushi” ndeshet me Vëllaznimin, që po lufton për mbijetesë.
Peja, ka mposhtur Vëllaznimin në dy përballjet e vjeshtës, ndërsa një gjë e tillë pritet edhe sonte.
Gjyqtarë të takimit janë Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni dhe Amar Xhekovic.
Vëllaznimi nuk ka bërë asnjë përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit, për shkak të krizës financiare në ekip, derisa Peja ka shtuar në radhët e veta amerikanin Nicholas Covington.
Nga përballjet e këtij stinori:
3 tetor 2015 | Vëllaznimi 71-118 Peja | ||
7 nëntor 2015 | Peja 123-95 Vëllaznimi |