SUPERLIGA E KOSOVËS

Pantina
Sot fillon cikli i dytë
27 October, 2012 @18:49
Pas 11 xhirove të para të Superligës së Kosovës, sot fillon cikli i dytë i garave, ku vendasit e deritashëm bëhen mysafirë.
Kryesuesi i Superligës deri në këtë xhiro Trepça 89 do të luaj sot në Pejë kundër Besës, e cila është në krizë të madhe.
Kampioni aktual Prishtina do t’ia nis ciklit të dytë të garave me trajnerin e ri, Afrim Tovërlani dhe atë ndaj Trepçës e cila po tregon lojëra të mira.
Edhe trajneri më i ri i Superligës, Malësor Gjonbalaj, do t’ia nis nesër karrierës së tij prej trajneri. Ai do të udhëtojë për në Vushtrri me Vëllaznimin, për t’u ndeshur me Kosovën - e cila ka harruar shijen e fitores qe 2 muaj.
ORARI:
E shtunë:
14:00 Besa - Trepça 89 14:00 Hajvalia - Drenica
E diel:
14:00 Kosova Vushtrri - Vëllaznmimi 14:00 Trepça - Prishtina 14:00 Ferronikeli - Liria 14:00 Hysi - Drita