GREQIA 0-1 SPANJA
Spanja fiton, në “finalen e grupit” pret Suedinë
11 November, 2021 @22:44
Me një penallti të shënuar nga Pablo Sarabia në pjesë të parë, Spanja ka arritur të mposht Greqinë 0-1 në Athinë sonte dhe të merr lidershipin e Grupit B drejt Botërorit të Katarit 2022.
Fitorja e Spanjës dhe humbja befasuese e Suedisë nga Gjeorgjia sonte, ka bërë që furia roja të dalë në vend të parë të grupit, ndërsa vikingët të bien në të dytin dhe kështu, dueli i fundit i grupit është një finale që sjell biletë për Botëror.
TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe NDESHJET
Spanja ka 16 pikë, Suedia 15. Fituesi i ndeshjes në Sevilla, do të sigurojë biletën për botëror, ndërsa humbësi do të duhet të përbirohet përmes PlayOffit. Barazimi në këtë ndeshje i konvenon Spanjës.
Sa i përket Greqisë, ata mbyllin Grupin B ku bën pjesë Kosova në pozitë të tretë dhe ndeshjen e fundit, për prestigj ndaj Kosovës e luajnë më datën 14 në Athinë.