Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AVANCON SAN ANTONIO

Spurs shkel Oklahomën

Spurs shkel Oklahomën


1 May, 2016 @11:00

Pas dy akcioneve të para rezultati ishte i barabartë dhe prej atij momenti, San Antonio Spurs, filloi që të dominojë në ndeshje dhe ta turpërojë Oklahomën, në AT&T Center sot.

Me përqindje të lartë shënimi, djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, e mposhtën kundërshtarin me rezultat 124-92.

LaMarcus Aldridge, duke u ushqyer nga bashkëlojtarët e tij, shënoi 38 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Kawhi Leonard me 25 pikë të tjera.

Në anën tjetër, u dallua Serge Ibaka me 19 pikë, kurse yjet e skuadrës mbetën të shuar. Kevin Duranti, luajti me 16 pikë dhe Russell Westbrook me 14
sosh.

SKEMA E PLAY OFFIT

San Antonio Spurs, me 32 pikë epërsi, kaloi edhe 1-0 në epërsi në seri të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore, derisa loja e dytë do të luhet me 2 maj, përsëri në AT&T Center.


 
Të gjitha lajmet nga