UEFA.COM
Statistikat e lojtarëve kryesorë: Kosova-Islanda
20 March, 2017 @23:18
Në një përmbledhje të shkurtë të faqes zyrtare të UEFA-së para ndeshjes Kosova-Islanda, janë dhënë statistikat e lojtarëve kryesorë të reprezentacioneve që do të takohen të premten.
Kështu, sipas këtyre statistikave del se rreziku kryesor do të vjen nga Gylfi Sigurdsson, që ka 4 shuta drejt portës në këto kualifikime, derisa prej Kosovës në këtë rast më i miri është Bernard Berisha, me 2.
Kosova është më mirë kah ana e portierit, përkundër se ka pësuar më shumë gola në kualifikimeve. Kapiteni Samir Ujkani ka mbrojtur 14 shuta, karshi 10 shutave të portierit islandez, Hannes Halldorsson.
Kosova ka nisur me barazim kualifikimet, ndërsa ka vazhduar me 3 humbje radhazi.
Ndërsa Islanda gjithashtu ka nisur me barazim, ka shënuar 2 fitore dhe së fundi është mposhtur.
Kosova dhe Islanda do të takohen për herë të parë në histori të këtyre vendeve.