FRANKO STERLE

Sterle: Harxhuam shumë energji për t’u kthyer në lojë
10 April, 2021 @21:41
Skuadra e Bashkimit pësoi nga Sigal Prishtina me rezultat 87-82 në ndeshjen vendimtare të pjesës së poshtme të tabelës.
Trajneri i Bashkimit, Franko Sterle, pas ndeshjes tha se në këtë humbje kishte ndikim edhe telashet në trafik që shkaktoi vonesa në ardhje në kryeqytet, me ç‘rast prishtinasit patën mbizotërim në fillim të lojës.
“Në Prishtinë arritëm vonë. Kishim disa probleme me trafik, prandaj edhe lojtarët ishin paksa të ngarkuar. Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja që në fillim nuk ishim efikas në sulm dhe në mbrojtje. Më pas u kthyem në lojë, por ishte vështirë sepse harxhuam shumë energji për këtë, ndërsa kundërshtari kishte kualitete individuale dhe shënuan pikë të lehta për të fituar me meritë”, tha trajneri kroat për Art Sport.