FUTSALL
Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante
10 March, 2017 @20:00
Që nga sonte (10 mars) e duke vazhduar në fundjavë, Superliga e Futsallit të Kosovës fillon sezonin pranveror.
Ndeshja e parë e xhiros zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në Gjakovë, ku Liburni, që e fitoi Kupën e Kosovës pak javë më parë, luan ndaj Malishevës. Gjithashtu sonte, me fillim nga ora 20:30 zhvillohet edhe takimi mes Përlepnicës dhe kampionit në fuqi, Feniksit, i cili momentalisht prin në Superligën e Kosovës në futsall.
Takimi më interesant i xhiros luhet në Pejë, me Besën e përforcuar dukshëm që pret skuadrën e Prishtinës. Takimi i dytë më interesant i xhiros zhvillohet në Podujevë, ku Llapi e pret skuadrën e Pejës, derisa në takimin e fundit, Juniku favorit i shkon Varoshit.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA