KOSOVA - SUEDIA

Suedia me Ibrahimovicin zbarkojnë në “Fadil Vokrri”
27 March, 2021 @17:52
Përfaqësuesja e Suedisë sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, e cila është edhe e fundit për ta para ndeshjes me Kosovën që do të luhet nesër.
Ekipi kundërshtar kishte mbërritur sot gjatë ditë në Kosovë nëpërmjet aeroportit “Adem Jashari”.
Pas stërvitjes, do të organizohet edhe konferencë për shtyp nga ana e taborit suedez.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë luhet nesër (e diel) nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.