PERËNDIM
Super Kevin Durant, barazohet seria
9 May, 2016 @12:19
3 çereka të barabartë dhe një çerek i katërt me një Super Kevin Durant i cili shënoi 17 pikë, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores në ndeshjen e katërt ndaj San Antonio Spurs.
Fitorja e arritur në ndeshjen e katërt bën që Oklahoma ta barazojë serinë në ndeshjet ndaj San Antonios. Pas 4 ndeshjeve, rezultati i serisë është 2-2 dhe gjithçka mbetet e hapur.
Meritë për këtë barazim të serisë padyshim pati Durant me 41 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, ndërsa skuadrën e ndihmuan edhe Waiters me 17 pikë e Westbrook me 14 pikë e 15 asistime. Për San Antonio më i dalluri ishte Tony Parker me 22 pikë e 3 asistime.
Fituesi i këtij dueli në finalen e Perëndimit pret fituesin e takimit mes Golden State Warriorsave e Portlandit.